Skënderaj, gjuajtën me armë në dasëm, intervenon policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Polac të Skënderajt ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka gjuajtur në një aheng familjar.

Loading...

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me  gaz, ndërsa në atë lokacion janë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./Drenicapress.info