Skenderaj, Albin Kurti bën homazhe në Prekaz, thotë se 28 Nëntori është dita e identitetit kombëtar

Aktivistë të Lëvizjes Vetëevdnosje bënë homazhe dhe vendosën lule te varrezat e Jasharajve me rastin e shënimit të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Loading...

Kjo u bë në nder të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve.

“28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar dhe historisë së shqiptarëve. Nga Skënderbeu në Krujë tek Ismail Qemali në Vlorë tek Adem Jashari në Prekaz, kujtojmë ngjarjet e lavdishme dhe njerëzit e mëdhenj me ndjenjën e përbashkët të krenarisë dhe përgjegjësisë tash kur amaneti i tyre na e ndriçon rrugën përpara. Të gjithë shqiptarëve, urime dhe gëzuar 28 nëntori i flamurit, i pavarësisë dhe i UÇK-së”, u shpreh Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti.