Skenderaj, aksident trafiku, dy të lënduar

I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksident, duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull K/Shqiptar.

Loading...

Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e veturave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.