Skenaristi i njohur i serialeve “SHPK Nazi” dhe “O Sa Mirë”, Ard Islami, ka marrë së fundmi një mesazh jo fort të këndshëm në Instagram.

Një ndjekës i ka shkruar skenaristit gjilanas, me kërcënime me jetë pasi sipas tij, ai simpatizoi Partinë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet elektorale të këtij viti.

Ka qenë vet Ardi, ai i cili ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin kërcënues të marrë nga ndjekësi, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj: “Dmth që në ditën e parë, urime Kosovë”.

“Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!”, ka qenë mesazhi që ndjekësi i ka dërguar privatisht skenaristit Islami.

Foto: Ard Islami/Facebook

Ndërkohë, i njëjti mesa duket nuk ka dashur të marrë masa konkrete duke lajmëruar rastin, pasi e ka përdorur vetëm për të bërë satirë në Facebook.

Nuk janë të pakta rastet kur fytyrat publike ndeshen me kërcënime të tilla përmes rrjeteve sociale, ndonëse kjo gjë rrallë ka ndodhur për bindjet e tyre politike që kanë. /telegrafi/

No tags for this post.