Skandali i rradhës: Ky gol u anulua në duelin Trepça ’89 – Feronikeli (VIDEO)

Skandalet e referimeve në Kosovës nuk kanë të ndalur.

Loading...

Pas ndeshjes Ballkani – Liria, ku mysafirëve iu anulua një gol tërësisht i rregullt, ngjarje e njëjtë ka ndodhur edhe në Mitrovicë, në sfidën mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit sot, shkruan Periskopi.

Mysafirët nga Drenasi kaluan në avantazh në minutën e 60′ nëpërmjet Prekazit pas një tollovie në zonë.

Vendasit kërkonin barazimin, dhe atë e gjetën në minutën e 72′ por gjyqtari kryesor Tefik Maloku sinjalizoi për pozicion jashtë loje.

Por duket se goli ishte në ‘on-side’, duke vazhduar me gabimet trashanike të gjyqtarëve e sidomos atyre anësor.

Ndeshja është duke u zhvilluar aktualisht, teksa Feronikeli udhëheqë me rezultat minimal.

Shpeshherë këtë sezon kanë reaguar klubet për shkak se po dëmtohen nga referimi skandaloz në Superligë dhe tashmë ka ardhur koha që FFK të marrë masa ndaj këtyre ‘gjyqtarëve’./Periskopi/