Skandal në Superligë, lojtari i KEK-ut merr lëndim horror – gjyqtari nuk akordon as faul

Skuadra e Dritës ka fituar sot në Obiliq ndaj KEK-ut me rezultatin 1:2.

Loading...

Drita fitoi ndeshjen e parë të fazës së dytë, falë dy golave të Betim Haxhimusës 7’, 90+.

Mirëpo as kjo ndeshje e Superligës nuk përfundoi pa skandale. Lojtarët e KEK-ut supozojnë se në këtë ndeshje janë dëmtuar shumë nga gjyqtari i ndeshjes, Bardh Ajeti.

Mbrojtësi anësor i KEK-ut, Drilon Tejeci ka pësuar një dëmtim “horror” në këtë duel, por çuditërisht gjyqtari i takimit nuk akordoi as faul në këtë rast.

Kjo ndeshje nuk kishte transmetim televiz, por “GazetaBlic” ka siguruar një foto të lëndimit të tmerrshëm të Tejecit.

Supozohet se sulmuesi i Dritës, Haxhimusa kishte ndërhyrë në Tejecin – por Ajeti as pjesa tjetër e gjyqtarëve nuk menduan të vërshëllenin për faul.

Tejeci në një prononcim për “GazetaBlic” ka njoftuar se gjendja e tij është e mirë, pavarësisht goditjes tronditëse që ka marrë në fushën e blertë.

Më poshtë keni fotografinë e lëndimit të Tejecit:

Këta ishin gjyqtarët e ndeshjes: