S’ka më shkarkim të drejpërdrejt të fotove nga Google

Në një përpjekje për të mos stimuluar piraterinë e imazheve, Google ka përditësuar motorin e saj të kërkimit duke ‘zhdukur’ opsionin ‘View Image’ në momentin që kërkon për foto dhe në vend të kësaj, janë vendosur vetëm dy opsione, shkruan Telegrafi.

Loading...

Opsioni ‘Visit’ të adreson direkt tek faqja që e ka publikuar këtë fotografi, butoni tjetër ‘Share’ dhe atë ‘Save’.

Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje Google heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e fotografive.

Prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij përditësimi të Google, përdoruesit e shkarkojnë imazhin që kërkojnë drejtpërdrejt nga faqja që e ka publikuar atë, duke iu nënshtruar kushteve të përdorimit dhe të drejtës së autorit të faqes në fjalë. /Telegrafi/