S’ka fitore për Drenicën!

 

Drenica ka barazuar në kuadër të xhiros së 22-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Liria ishte arrë e fortë për Drenicasit të cilët nga udhëtimi në Prizren importuan vetëm një pikë.

Madje Drenica ishte duke pësuar humbje, pasi vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Karahodës në minutën e 24-të.

Por reagimi i skuadrës nga Skënderaj ishte i shpejt, ku pas vetëm 7 minutave nga goli i pësuar, barazuan rezultatin në 1-1. Golashënues Edon Pasoma.

Me këtë pikë, Drenica arrinë në kuotën e 29 pikëve./Drenicapress.info