Sindikata e Postës së Kosovës, kërkon llogari nga drejtori Sejdi Hoxha për 8.5 milionë euro

Sindikata Profesionale e Punëtorëve të Postës së Kosovës, në takimin emergjent të mbajtur me datën 03.03.2015, nër presion të anëtarëve të SPP rreth 700 anëtarëve të vet, për zbritjen e rrogave prej 15% iu drejtohet me këto kërkesa:
Më poshtë mund të lexoni disa nga këto kërkesa.
1. Brenda ditës së sotme datë 03 mars 2015, me e ekzekutu pagën 100% për total punëtorët e postës.
2. Të kërkohet falje me email përmes PK-së komplet, për presionin që iu ka bërë punëtorëve, me këtë vendim tannin personal.
3. Kërkohet që të gjitha pagat që keni marrë për IFJB t’i ktheni në buxhet të Postës, dhe bonuset tuaja.
4. T’i jepi ju llogari ju si kryeshef ekzekutiv për shpenzimet e 8 milionë e gjysmë për periudhen 2013/2014.
5. SPP për keqpërdorim të pozitës tënde të jepni menjëherë dorëheqje për keqmenaxhim dhe dështime e pa ndërprera qe dy vjet.
6.SPP kërkon që nëse deri në orën 16:00 nuk i qitni 100% rrogat e krejt punëtorëve të Postës, bordi të ju shkarkoi nga detyra e kryeshefit ekzekutiv.