Simiq: Kjo është e vërteta për dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka demantuar lajmet se kryetarët e katër komunave veriore me shumicë serbe janë dorëhequr.

Loading...

Ishte Marko Gjuriq, kryetari i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, ai i cili tha mëngjesin e sotëm në televizionin serb “Hepi”, se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri do të japin dorëheqje, e po ashtu edhe organet tjera nuk do të punojnë deri në tërheqjen e masës doganore ndaj mallrave serbe.