Simeone ka një kusht për Atleticon

 

Atletico Madridi dhe trajneri i saj Diego Simeone janë në bisedime për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për disa vite “Vincente Calderon”.
Sipas të përditshmes sportive franceze “L’Equipe”, argjentinasi kërkon që në verë të vijë sulmuesi i PSG-së, Edinson Kavani, që ai të vazhdojë detyrën e tij te bardhekuqtë.
Edison Cavani vlerësohet në treg rreth 50 milion euro, dhe sipas mediumeve pranë klubit kampion spanjoll, Atletico po e shikon mundësinë e shitjes së disa futbollistëve për të mbledhur fondet për transferimin e Edison Cavanit.