Simeone drejt Anglisë, City në fokus

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone është i pavendosur rreth të ardhmes së tij në kampionatin e Spanjës.
“Tekniku argjentinas po zvarrit për këtë sezon rinovimin e kontratës me kampionët e Spanjës, Atletiko Madridin, pasi synon të marrë drejtimin e Manchester City-t”, shkruan gazeta Daily Mirror.
Sipas gazetës britanike, ish- trajneri i Kaljarit dëshiron të presë deri në verë për të parë nëse Manchester City do ta shkarkojë Manuel Pellegrinin nga detyra.
Trajneri kilian nuk i ka punët mirë me klubin aktual, pavarësisht suksesit historik të madrilenëve dhe sipas gjitha gjasave, ky do të jetë sezoni i fundit në ekipin anglez.
Përveç Simeones, kandidat për të drejtuar City-n janë edhe Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola. Gjatë sezonit të shkuar Diego Simeone drejtoi Atletiko Madridin drejt titullit kampion në Spanjë, si dhe finales së Ligës së kampionëve të humbur për çështje sekondash ndaj Real Madridit.