Si ta hiqni llakun nga thonjtë pa aceton: Truk praktik i cili ka sukses gjithmonë!

Sa herë jeni gjendur në situatë që të dëshironi ta hiqni llakun nga thonjtë, mirëpo nuk keni aceton?

Situata e tillë gjithsesi është në listën e një prej më të këqijave, aq më parë nëse keni për të shkuar në takim, bisedë për punë…

Loading...

Mirëpo, në botën “Bëje vetë” ekzistojnë mrekulli dhe mënyra se si ta hiqni llakun e thonjve, madje edhe kur nuk keni asnjë pikë acetoni, transmeton Telegrafi.

1. Llaku ngjyrë të errët për thonj

Qitni një shtresë të llakut ngjyrë të errët për thonj sipër llakut ekzistues dhe menjëherë hiqeni me fashë. Përsëriteni procedurën derisa të hiqni mbetjet e llakut.

2. Pasta e dhëmbëve

Qitni pastë të bardhë të dhëmbëve në secilin thua dhe fërkojeni me brushë. Pasta do të ngrejë gradualisht shtresat e ngjyrës nga thonjtë.

3. Llaku për flokë

Spërkatni thonjtë me llak për flokë dhe sa më parë hiqni me ndihmën e pambukut. Këtë bëjeni shpejt, sepse llaku për flokë mund të shkaktojë edhe qërim të thonjve.

4. Parfumi

Njomeni tupferin me pak parfum dhe hiqni llakun e thonjve mu sikur me aceton.

5. Lëngu i limonit dhe uthulla

Kjo përzierje është eliminues natyral i llakut të thonjve. Përzieni një lugë të vogël lëng limoni dhe uthulle të bardhë dhe përzieni mirë. Pastaj thonjtë njomni në ujë të vakët 10 minuta dhe me pambuk të njomur fërkoni thonjtë derisa të eliminohet llaku. /Telegrafi/