Një sulmues i maskuar në mes të ditës në Balashihi të Rusisë, i ka shkrepur 11 plumba mbi biznesmenin rus Dimitri Sarova.

E gjitha ndodhi para hyrjes së një ndërtese, ku sulmuesi shkrepi 11 plumba e 7 prej tyre qëlluan Sarovin

Si pasojë e këtij sulmi biznesmeni ka pësuar lëndime në dorë dhe këmbë, dhe me urgjencë ishte dërguar në spital për tretman.

Siç raportojnë mediat ruse, Sarova dhe familja e tij asnjëherë nuk ishin kërcënuar nga askush, ndërsa momentin e sulmit e kishte parë nga dritarja bashkëshortja e tij, që ishte dëshmitare e momentit kur Sarova rrëzohet në tokë dhe tenton të ikë nga vrasësi.

Edhe kamerat e sigurisë kanë filmuar tentim vrasjen, ku shihet se si një burrë me revole në dorë i afrohet nga pas Sarovas dhe fillon të shtie mbi të. E kur Sarova e vërejti filloi të ikë prej tij.