Shyhrete Behluli për 8-të Mars publikon këngën emocionuese për nënën (Video)

 
Ylli i muzikës popullore, Shyhrete Behluli sapo ka publikuar projektin e saj të ri me titull “Je e vetmja”.

Kjo këngë që u lansua në Ditën Ndërkombëtare të Grave, i dedikohet nënës ndërsa si çdo herë, këngëtarja i ka dhënë shumë emocion me zërin e saj.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Nexhmije Muhaxheri dhe reperi Gold AG i njohur si Arian Agushi, kurse muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Miti Geti, ndërsa për klipin u kujdes MProduction.

Ndërsa e veçanta e kësaj kënge është se në klipin e saj, këngëtarja shfaq nënën e saj, të cilës edhe i këndon. /Prive.al