Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim më Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL) nga 14 Shtatori janë duke shënuar aktivitete të shumta për “Javën e Rinisë së Drenasit”.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, ka uruar gjithë të rinjtë për shënimin e Javës së Rinisë dhe ka thënë se këto aktivitete janë vetëm disa nga ato që shënohen gjatë gjithë vitit. “DKRS-ja në bashkëpunim me KVRL-në do të organizojnë dhjetëra aktivitete rinore për të shënuar Javën e Rinisë së Drenasit dhe uroj për rinjtë që çdo herë e më shumë të ngritët perspektiva, kushtet me të mira për arsim, sport e kulturë. Ne nuk do të ndalemi për të avancuar pozitën e të rinjve në gjitha fushat, duke krijuar kështu hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rinore”, ka thënë drejtoresha Zogu.

Shënimi i Javës së Rinisë së Drenasit ka nisur me një mbrëmje rinore në liqenin e Vasilevës, pastaj në sheshin “Fehmi Lladrovci” është mbajtur ekspozitë me punimet e piktorit Nazmi Heta dhe ekspozita “Jam dhe unë këtu” e fotografive të realizuara nga Bleonitë Duraku, me mesazhin për ndalimin e punës së rëndë tek fëmijët dhe të moshuarit.

Pastaj ne një tryezë të organizuar nga KVRL-ja, të rinjtë e Drenasit kanë pasur mundësinë të shtrojnë pyetje për kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Me rastin e shënimit të kësaj jave rinore, Drenasit i është shtuar klubi më i ri i ngjitjes “Ketrat”, ku edhe është organizuar një ngjitje në vendin e quajtur “Guri i Plakës” në fshatin Dobroshec.

Aktivitetet e shënimit të Javës së Rinisë së Drenasit do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim. /Drenica Press/

Image may contain: 2 people, people standing, tree, sky, plant, grass, outdoor and nature

Image may contain: outdoor

Image may contain: 12 people, people smiling, child, outdoor and natureImage may contain: one or more people, outdoor and natureImage may contain: sky, outdoor and nature

No tags for this post.