Shtrenjtohet buka në Skenderaj

Çmimi i bukës është rritur në 0,40 cent edhe në komunën e Skenderajt, ku përveç bukës rritje të çmimit ka pasur edhe në byrek që me çmim të tanishëm është bërë 0,80cent.

Loading...

Kallxo.com e ka konfirmuar nga një punëtor në furrën “Lindi” në Skenderaj në kushte anonimiteti.

“E kemi ngritë çmimin si bukën e 0.30 cent në 0.40 cent, ashtu edhe byrekët e kemi ngritë për 0.10cent më shumë”, tha punëtori.