Autobusët në linjën Prishtinë-Lipjan do mbetën të njëjtit, por jo edhe çmimi i biletës.

Kjo pasi të gjitha kompanitë e transportit që veprojnë në këtë komunë njëzëri vendosën që ky çmim të rritet për 20, 30 e deri në 50 cent.

“Është rriti çmimi i sigurimit të autobusit, për një autobus mund të kushtoj deri në 1 mijë e 100 euro regjistrimi. Arsyeja tjetër është veturat ilegal që punojnë”, ka thënë për Klan Kosovën një përfaqësues nga kompanitë e autobusëve.

Në anën tjetër qytetarët që udhëtojnë rregullisht e konsiderojnë si të padrejtë një vendim të tillë.

No tags for this post.