Shtohet numri i personave që humben jetën në aksidentin ku përfshihet eskorta e ambasadores turke

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe katër person janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Loading...

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht me fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona – dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Klan Kosova mëson se në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, por rasti akoma nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Ndërkohë ekipi i Klan Kosovës, është duke qëndruar në Qendrën Klinike Universitare, ku bën të ditur se katër personat e lënduar janë duke u trajtuar në këtë qendër.

“Nuk kemi informata nëse ambasadorja gjendet në QKUK, por jozyrtarisht kemi mësuar se edhe ajo ka marrë trajtim mjekësor”.

Si pasojë e aksidentit është krijuar edhe një kolonë tejet e gjatë në hyrje të Mramorit – kolona ka arritur deri në pesë kilometra.