Shtohen ambiciet e femrave për ta udhëheq LDK-në

Zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës po afrohen. Se kush do të jenë kandidatët me serioz për ta udhëheq partinë e dytë më të madhe në vend mbete të shihet.
Pasi Vjosa Osmani ka bërë të ditur ambiciet e saj për t’u bërë e para e LDK-së, një reagim e njëjtë ka ardh edhe nga një kandidatet femër e po këtij subjekti politik, Valentina Bunjaku- Kryesuese e Asamblesë Komunale në Gjilan.
Në një prononcim për gazetën Express, Bunjaku është shpreh se “”Unë do t’i futëm garës për Kryetare të LDK-së, nëse në këtë garë do të jetë Vjosa Osmani. Familja ime është LDK, kurse LDK është familja ime”. Ndërsa sa i përket kandidaturës së Vjosa Osmanit ajo u shpreh se Vjosa është e ardhur aty, ndërsa unë jam nga fillimi në LDK. Jam rritur me ketë parti.