Gjykata Themelore në Prizren nëpërmjet një vendimi të nxjerrë me datë 03 shtator 2019, detyron shtetin e Kosovës që familjës Kastrati ti kompensoj 95 mijë euro që Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shkaktuar atyre duke neglizhuar rastin e vajzës së tyre të ndjerë.

Familja e të ndjerës Diana Kastrati, e pati fituar rastin edhe në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2013, rasti  rasti KI 41/12 (2013).

Lajmin e kanë bërë të ditur nga pala mbrojtëse e familjes Kastrati, Shoqëria e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” SHPK.

Diana Kastrati ishte vrarë nga bashkëshorti në vitin 2011.

Para se të ndodhte ngjarja tragjike, Diana kishte kërkuar mbrojtje nga shteti pasi ishte ndjerë e rrezikuar.

No tags for this post.