Shtërpca në pushim për Festën e 28 Nëntorit

Ndonëse komunat e veriut kanë ngrirë marrëdhëniet me institucionet e Republikës së Kosovës, ndryshe po ndodh me komunat tjera serbe në jug të vendit.

Është komuna me shumicë serbe, Shtërpca, ajo e cila ka vendosur t’i respektojë festat shtetërore.

Loading...

Kësisoj, në këtë qytezë do të ketë pushim me rastin e Festës së Flamurit (28 nëntorit).

“Indeksonline” ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga Irena Milenkoviq ku sqarohet kërkesa për banorët e kësaj ane.

“Qytetarë dhe nëpunës civil të Komunës së Shtërpcës informohen se Administrata komunale për nderë të festës nuk do të punon me datën 28.11.2018”, thuhet në këtë letër.