Shtatë të lënduar në një aksident në Shkup

Aksidenti në Shkup ka ndodhur në mes automjetit “BMW”, i drejtuar nga një 25 vjeçar nga Shkupi dhe “Mercedes”, në të cilën gjendeshin gjashtë persona, pesë vajza dhe një djalë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Loading...

Shoferi i “BMW” pas aksidentit ka lënë mjetin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me automjetin e Ndihmës së Shpejtë të lënduar njerëzit në “Mercedes” ishin transferuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

Nga pesë, dy nga vajzat janë me lëndime të rënda trupore dhe mbahen për trajtim mjekësor, dhe dy vajzat tjera me lëndime trupore dhe poashtu mbahen për trajtim, ndërsa shoferi i Mercedesit dhe një nga vajzat e cila është e mitur janë lëshuar për shërim shtëpiak.

Nga njësia Alfa, shoferi i BMW është gjetur në shtëpinë e tij rreth 06:30 në mëngjes dhe pasi ishte dukshëm i lënduar edhe ai është transferua në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski “, ku mjeku vlerësoi lëndime dhe sugjeroi të shtrohet në spital, por shoferi nuk pranoi të shtrohej në spital.

MPB-ja tha se detaje rreth aksidentit do të vendosen më tej. /Telegrafi/