Shqiptari në stadiumin e Juventusit “tërbon” Simeonen me gjestin e tij, foto që po bën namin

 

Juventusi eliminoi mbrëmjen e djeshme Atletleticon e Madridit nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm, 3-2, për të kaluar në çerekfinale.

Diego Simeone kishte bërë një veprim të pahijshëm në ndeshjen e parë, duke kapur organin gjenital para tifozëve të tyre.

Mbrëmë, në ndeshjen e kthimit të fituar nga Juventusi 3-0 me 3 gola të Ronaldos, trajneri argjentinas mori të njëjtin reagim nga portugezi dhe jo vetëm.

I pranishëm në stadium ka qenë edhe një tifoz shqiptar pëë mbështetur ekipin e tij të zemrës, Juventusin.

Në përfundim ndeshjes, tifozi i quajtur Kristian Gashi hipi mbi hekurat e tribunës dhe bëri të njëjtin veprim si të Diego Simeones, si shenjë hakmarrje nga ndeshja e parë.

Fotoja e tij po bën xhiron e mediave…