SHQIPTARET E KOSOVËS DUHET SHPALLUR SI POPULLI ME I DURUESHËM NË BOTË DHE MERITOJNË TË JENË NË LIBËR TË GENISIT

Në çdo shtet normal të cilët e kanë të konsoliduar demokracinë, transparenca dhe llogaridhënie janë njëra nga kontratat që lidhin përfaqësuesit e popullit me qytetaret, ndërsa tek ne e vetmja kontrata është manipulimi sa me i madh dhe fatkeqësisht biem gjithmonë në të njëjtën grackë.

Loading...

Çdo kryeministër dhe qeveri po i merr votat duke premtua tema te mëdha ne zhvillimin e vendit, të sundimit të rendit dhe ligjit, të zvogëlimit të kabinetit qeverisës dhe zvogëlimin e privilegjeve të tyre dhe rritje të cilësisë shëndetësi dhe arsim.

Pastaj hapjen e vendeve të reja të punës rritjen e të hyrave, përkujdesjen kategorive të luftës pensioneve veç tjerash integrimin e Kosovës ne mekanizmat e familjes evropianë.

Por ne momentin që po vendosen ne pushtet po harrojnë kontratën me qytetaret.Rasti me i fresket është rasti i fundit i Raporti të Progresit që më të drejtë duhej të quhej raport i Regresit për Kosovën ku hedhe në pah të gjitha të metat e këtij shteti në elementet qenësorë të saj.

Pra krimi dhe korrupsioni, jo-transparenca, jo-llogaridhënia dhe sistemi piramidal kriminal janë vetëm disa nga faktorët të cilët Kosovën e kanë lënë mjaftë mbrapa terë procesit të integrimeve.

Si, rezultat ky raport edhe pse po mundohet të shitet si e metë e BE-së nga Qeveria jonë është gjendje faktike dhe reale e asaj çka kjo qeveri si ka përmbushë si detyra të saj.

Turpi është pak për këto figura politike që gënjeshtrën e kanë shndërruar në “ves” dhe qytetaret manipulant të tyre.

Nga:Hysni Gashi