“Shqiponjat e Zeza” me kërkesë të veçantë

Ka mbetur edhe shumë pak ditë deri te fillimi i edicionit më të ri në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadrat veç se janë gati të shpalosin potencialin e tyre në këtë garë e cila pritet të jetë tejet interesante. Padyshim një rol të rëndësishëm në këto gara luajnë edhe përkrahja e tifozëve. Ata padyshim janë shtylla dhe inspirimi për secilin futbollistë.

Disa prej tyre veç se janë mobilizuar dhe janë të gatshëm ta përkrahin ë ekipin e tyre të zemrën pa asnjë kusht. Njëjtë janë duke vepruar edhe tifozët e zjarrtë të KF Drenica “Shqiponjat e Zeza”.

“E shtuna po afron! Skuadra jonë ka nevojë për mbështetje që nga sfida e parë, përballë Lirisë së Prizrenit. Ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh për ta mbështetur Drenicën tonë në fillimin e rrugëtimit të gjatë. Andaj të mobilizohemi në mënyrë masive për të shtunën me 20 Gusht”, thuhet në kërkesën e tifozëve drenicas.

Drenica këtë sezon është përforcuar me futbollistë të rinj, derisa ka aranzhuar edhe ndeshje miqësore të cilat padyshim kanë ndikuar pozitivisht të kompomin e skuadrës./ Teleskopi.net /