Shqipëria jep deri në një mijë euro për fëmijën e tretë, tetëfishohen bonueset

Projekt buxheti i vitit 2019, parashikon mbështetje kryesore për disa politika sociale të rëndësishme.

Loading...

Për herë të parë vitin që vjen do të hyjë në zbatim çeku i bebes.

Pr/buxhetin e vitit të ardhshëm e ka vënë theksin tek bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve duke shumëfishuar bonuset për lindjet, deri në 120 mijë lek të reja (rreth 960 euro).

Janë 30 mijë familje do të përfitojnë për rreth 20 milionë dollarë. Pak a shumë ky është parashikimi për familjet. 8 fish për të parin, 16 fish i dyti dhe 24 për të tretin.

Aktualisht ky bonus është 5 mijë lek (40 euro), por duke filluar nga viti 2019 kjo shumë do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40 mijë lek të reja (320 euro), ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80 mijë lek të reja (640 euro), ndërsa për fëmijën e tretë do të jetë 120 mijë lek të reja (960 euro).

Ky bonus do jetë në rang kombëtar dhe do t’i shkojë në kohë reale familjes.