Shqipëria destinacion turistik edhe gjatë vjeshtës

Shqipëria mbetet destinacioni i preferuar për turistët dhe gjatë muajit tetor, pasi vendi ka një turizëm gjithëvjetor për shkak të klimës së favorshme.

Loading...

Turizmi është i larmishëm pasi përveç pikut turistik gjatë muajve të verës, në këtë periudhë ofron turizëm natyror dhe kulturor për shkak të destinacioneve të trashëgimisë kulturore dhe vendeve me bukuri të egër ku mund të eksplorosh duke bërë hiking.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi thotë se: “Trek Balkan që ju fton të mendoni për destinacionin tuaj të fundjavës”, transmeton atsh.

Në videon e Trek Balkan shihen destinacionet ku mund të largohesh nga rutina e kryeqytetit për të zbuluar dhe shijuar bukuritë natyrore dhe peizazhet e vendit tonë që duken si vende që kanë dalë nga përrallat, kjo për shkak se stina e vjeshtës ka filluar të pikturojë këto vende me ngjyrat e arta të saj.