Shqipëri, nisin kontrollet e qumështit, ndalohen ato me vaj palme

Ka nisur aksioni në supermarkete të Shqipërisë për të kontrolluar produkte dhe nënproduktet e qumështit me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.

Loading...

Mediat në Shqipëri kanë bënë të ditur se Mistria e Bujqësisë, ka nisur mbledhjen e mostrave të qumështit dhe nënprodukteve të tij në të gjithë vendin.

Në fokus të kontrollit janë supermarketet, dyqanet, fabrikat dhe përpunuesit që bëjnë përpunimin e tij. Mostrat po dokumentohen, për të shmangur çdo pretendim të markave prodhuese pas përfundimit të analizave.

Sipas tvklan.al, burime zyrtare pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit treguan se në gjithë Shqipërinë janë rreth 320 përpunues, për të cilat është vendosur një afat 2 mujor për të plotësuar kushtet. Sipas zyrtarëve, ministria do të mbështesë edhe me fonde ata që duan të investojnë në përmirësimit e standardeve.

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi u beri apel prodhuesve të tërheqin menjëherë nga tregu, në mënyrë vullnetare, të gjitha prodhimet që janë jashtë standardeve, si për shembull ato që janë me vaj palme.

Në të kundërt, ata do të përballen me sanksione të forta nëse konstatohen nga kontrollet.