Skuadra e Dritës ka barazuar ndaj Drenicës me rezultatin 2-2, falë golit të Liridon Lecit në minutën e fundit të takimit.

Drita fitoi penallti në minutën e 94’të, pasi Endrit Krasniqi u ndal në zonë – me ç’rast edhe fituan penallti të cilën Gërbeshi e humbi – por Leci e përmirësoi gabimin e bashkëlojtarit, përcjell GazetaBlic.

Drenica ishte duke fituar me rezultatin 2-0, por në pjesën e dytë Drita shënoi dy herë për t’i mohuar tre pikëshin skuadrës nga Gjilani.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ishte shumë i nervozuar pas ndeshjes me gjyqtarin kryesor të duelit, Fatmir Tahirin – i cili akordoi penalltinë.

Sipas Lushtakut, penalltia nuk ekzistoi dhe gjyqtari, Fatmir Tahiri ishte shumë i njëanshnëm në këtë ballafaqim.

“Nëse e marrim në përgjithësi lojën, jam i kënaqur me lojtarët pasi kemi luajtur mirë në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë jemi tërhequr pa nevoje, por jam i kënaqur me lojtarët”, tha fillimisht Lushtaku për SS.

“Fatmir Tahiri ka qenë i njëanshëm, pasi shumë faula  nuk u akorduan për ne, kurse për ekipin e Dritës po. Këta janë referët e Agim Ademit dhe Përparim Hasanit, kështu po mendojnë me vazhdu, po nuk besojë që vazhdojnë gjatë”, përfundoi ai.