Humbja e Feronikelit sot 2:1 nga Ferizaj e ka nervozuar tejmase presidentin e klubit nga Drenasi, Naser Ramaj, raporton Gazetasheshi.com.

Duke qenë se i ka krijuar të gjitha kushtet për futbollistët dhe duke shpenzuar më së shumti në Superligë, Ramaj pritet të marrë masa të ashpëra ndaj futbollistëve.

Ai në disa komente në ‘facebook’ ka shkruar se humbja e sotme është zhgënjimi më i madh.

Sipas tij do të ketë dënime për stafin dhe futbollistët.