Shpërthen Munishi, tregon pse e la Vëllaznimin dhe shkoi në Feronikel

Ismet Munishi shkaktoi befasinë më të madhe të afatit kalimtar të dimrit.

Ai sonte la Vëllaznimin e krizës për të marrë drejtimin e skuadrës më të përfolur ditëve të fundit, Feronikeli.

Munishi ka zbuluar ekskluzivisht arsyet e marrjes së drejtimit të klubit nga Drenasi.

“Arsyeja kryesore është ekipi cilësor që ka Feronikeli. Unë jam trajner i trofeve”, ka thënë Munishi për “GazetaOlle.com”.

“Feronikeli ka ekipin më të mirë në Superligë, prandaj do të luftojmë fuqishëm për titull kampioni”, shtoi një herë kampioni i Kosovës me Llamkos Kosovën.

Munishi zëvendëson Zekiria Ramadanin.