Shpërthen Milaim Zeka: Nipi i Jakup Krasniqit, ju ka kërku 20 % të shumave të granteve që i ndanë MTI-ja

Deputeti Milaim Zeka ka shpërthyer me akuza të rënda në drejtim të djalit të vëllaut të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi.

Loading...

Zeka është revoltuar nga Krasniqi pasi ky i fundit kishte bërë një shkrim në rrjetin social facebook, kundër tij.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Milaim Zekës duke e quajtur Arian Krasniqin “hajn” i cili ka përfituar në mënyrë të paligjshme sa ishte këshilltar në MTI, duke bërë favore për njerëz të caktuar që ishin të detyruar të jepnin përqindje në këmbim të marrjës së granteve nga MTI-ja.

Për këtë Zeka ka ftuar edhe Prokurorinë e Shtetit ta merr në pytje dhe ka deklaruar se ka prova se gjëra të tilla kanë ndodhur.

Ndryshe deputeti Zeka, kohëve të fundit ka prishur mardhëniet me kryetarin e Këshillit Kombëtar në “Nisma”, Jakup Krasniqi, ku e ka akuzuar këtë të fundit se nuk ka lënë askënd pa e punësuar në institucionet e vendit.

Ja statusi i plotë:
Çdo fis e ka nga nje pis

Dy fjale per Arian Krasniqin, keshilltarin hajdut te MTI-se

Ariani eshte djali i vellait te Jakup Krasniqit, i cili çka munde te punoje tjeter perpos keshilltar i ish Ministrit Bajram Hasani, tash edhe i Ministrit, Endrit Shala.

Nuk e kam pas ndermend te flas pas bisedes me dy kolget e mi deputet, Zafir Berishen dhe Haxhi Shalen, por ky Arian hajni, paska bere nje shkrim ne faqen e tije te fb, te cilen do ta publokoje ne fund te ketije shkrimi.

Arian hajnit po ja them nja dy llafe: Ai ju ka kerku 20 perqind te shumave te granteve qe i ka nda MTI-ja, ne kohen kur ishte minister Bajram Hasani. I ka kerku perqindeje kryetarit te Nismes per Lokovc e Abri, Bashkim Asllanit, i cili mu per kete shkak, ka kalu me krejte anetaresine ne PDK.

I beje thirreje Prokurorise qe ta hetoje kete rast, dhe shume raste te tjera, per cka une jame i gatshem me i ofru deshmite dhe provat qe i kam.

Edhe Arianit i baje thirreje qe t i ofroje prokurorise te shtetit cfaredo deshmie qe ka per mu…

Ky eshte vetem fillimi per te dhe shume te tjere, te cilet, duke qene hajdut ordiner, kane guximin t i marrin neper goje te tjeret…