Shpërthen dhuna në pikën e shitjes së biletave për Kosovën (FOTO)

Pas pritjeve të gjata, qytetarët thyejnë dyert e pikës ku shiten biletat e ndeshjes futbollistike Kosova-Malta, meqë një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për t’u pajisur me bileta për këtë ndeshje.

Loading...

Dy pikat ku janë duke u shitur biletat raportohet se ka pasur edhe incidente, me ç`rast qytetarët kanë thyer dyert e pikës së Ipkos në lagjen Pejton.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar masën.

Burime të Klan Kosova mësojnë se aty është parë edhe një autoambulancë.