Shpërthejnë pakënaqësitë në PDK: Abelardi e Urani nuk e meritojnë të jenë ministra. 6 ministra të PDK nga degë të dështuara

Njëri nga zyrtarët e PDK-së, Nehat Mustafa vazhdon pakënaqësitë me mënyrën se si po funksionon partia.

Loading...

Derisa ditë më parë ai u largua nga Grupi i Asambleistëve të PDK-së në Ferizaj, ai sot ka reaguar edhe për mënyrën se si PDK ka emëruar ministrat.

Ai tha se PDK ka 6 ministra nga degë të dështuara.

Reagimi i plotë:

Leksionet e Labinot Tahirit për partitë e “mëdha” të Ferizajt

Labinot Tahiri, me vendosmërinë dhe ndikimin e tij turpëroi partitë e mëdha të Ferizajt.

Labi, edhe pse nga një parti e vogël e bëri Ferizajn me minister, për herë të parë në historinë e qytetit tonë. Pra, Labi e bëri atë që nuk e bënë për 18 vite partitë e “mëdha” ( por me ndikim të vogël) të Ferizajt.

Në legjislacionin e kaluar Ferizaj kishte 10 deputet në Kuvendin e Kosovës (ku nga 4 deputetet i kishin PDK e LDK), por prap ndikimi ishte minimal. Me përjashtim të deputetit E.R që është munduar vazhdimisht për rritjen e përfaqësimit të Ferizajt, të tjerët kanë qenë figura , disa prej të cilëve as nuk kanë diskutuar asnjëher.

Në qeverinë e tanishme , PDK ka 6 ministra , pothuaj të gjithë nga degë të dështuara:

– Abelard Tahiri e Uran Ismaili janë nga Dega e Prishtinës, degë kjo e cila vazhdon të jetë në Prishtinë nga të fundit prej prative me ndikim në Kosovë. Gjithashtu, Abelardi dhe Urani nuk janë figura të dalluara profesionale apo “ikona” politike të cilat do u kishin krijuar përparësi në raport me të tjerët. E them me përgjegjësi të plotë se në Ferizaj ka qindra e qindra aktivist të PDK-së e qytetarë të tjerë që janë profesionist e kuadër politik më të mirë se këta të dy. PDK vazhdimisht shpërblen Degën e Prishtinës edhe pse qytetarët e Prishtinës me votēn e tyre e bêjnë të kundërtën ;

– Bedri Hamza e Dhurata Hoxha janē nga Mitrovica, qytet në të cilin PDK për herë të dytë po i humb zgjedhjet nga një i “krisur” siç e quajn vet kjo degë Kryetarin e Mitrovicës. Nuk i kontestoj aspak vlerat dhe profesionalizmin e Bedriut, por ekspert të nivelit të tillë si ai ka edhe në Ferizaj, vetëm se nuk ju është dhënë rasti.

– Besim Beqa vazhdon ta ruaj prezencen e vazhdueshme të Pejës në qeveri nga radhët e PDK. Dega e Pejës me gjithë ato figura reprezentative të politikës, asnjëher nuk ka arritur të jetë as e dyta në Pejë, e të mos flasim e para. Pra, PDK do të tregoj se e do Degën e Pejēs më shumë se vet qytetarët e Pejës.

– Dega e Prizrenit ka merituar tē jetë pjesë e qeverisë, pavarësisht që ka humbur pushtetin komunal. Me Kujtim Gashin minister, Prizreni për momentin është dega e vetme e cila e ka marr përfaqësimin qe e ka merituar.

Asnjëher në jetën time nuk kam qenë lokalist, por kjo nuk do tē thotē që ne të heshtim pafundësisht ndaj përdhosjes që po i bëhet Degës së Ferizajt, tē vetmes komunē të madhe ku PDK rikionfirmoi votën qytetare.

ps: Mbase Labi ka gjetur gjuhën e duhur të komunikimit Degë – Qendër. Nëse kjo është e vërteta, atëhere nuk kemi cfarē të themi, pos Aferim për Ty Labinot Tahiri!