Shpend Ahmeti vazhdon t’i mashtrojë punëtorët e Pallatit të Rinisë, qe tre muaj pa paga

Komuna e  Prishtinës që nga marrja në menaxhim të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga AKP-ja ende nuk ua ka dhënë rrogat punëtorëve të kësaj ndërrmarrjeje.

Loading...

Mbi 100 punëtorë të Pallatit të Rinisë ka tre muaj që ende nuk kanë marrë rroga, megjithë premtimet e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit se kjo gjë do të bëhet shumë shpejt.

Ahmeti u kishte premtuar edhe para tre javësh se rrogat e punëtorëve do të dalin në afat brenda një jave mirëpo as brenda këtij afati kjo gjë nuk ka ndodhur. Punëtorët e Pallatit të Rinisë edhe sot janë mbledhur për të kërkuar sqarime nga Komuna e Prishtinës për vonesën  e rrogave.

 

 

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të pallatit të rinisë  Enver Musiqi ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk po u përmbahet zotimeve për t’i plotësuar  kërkesat e punëtorëve dhe  arsyet tashmë janë të pabaza sepse që nga muaji Shtator pallati i rinisë ndodhet nën menaxhim të plotë të Komunës së Prishtinës.

Punëtorët e pallatit kanë kërcnuar se nësë deri të premten e javës së ardhshme nuk u dalin rrogat e tyre ata do ta mbyllin fare këtë ndërmarrje.

Ndërkaq, kryesuesi  i komisionit komunal të aksionarëve  i Pallatit të Rinisë  nga Komuna e Prishtinës Avni Zuka për vonesën e pagave  është arsyetuar duke thënë se komuna ka pasur probleme me regjistrimin e kësaj ndërmarrje si dhe me gjirollogaritë bankare  ai  përsëri është zotuar se deri të premten e javës së ardhme  punëtorëve do tu dalin pagat./Indeksonline/