Shkruan SABIT ISTOGU

Çdo ditë e më shumë po ofron 12 Qershori, dita e çlirimit të Kosovës nga okupatori shekullor famë keq serb.

Në kryeqytetin tonë-Prishtinën, janë ngritur disa shtatore të heronjve e të atyre që kontribuan për këtë çlirim si shtatorja e Skënderbeut, Zahir Pajazitit, Ibrahim Rugoves, Bill Klintonit, e tash siç mësova nga mediat, po u ngritka edhe një bust i të madhës Medlin Olbrajt, ish sekretares së shtetit Amerikan,e cila ne ato vite bëri aq shumë që Kosova të jetë e lirë nga ky pushtues i egër. Madje në këtë vit jubilar, 20 vjetorin e pavarësisë, siç është njoftuar, do të vijnë edhe ish presidenti i Amerikës Bill Klinton, dhe ish sekretarja e këtij shteti Olbrajt, dhe kjo sigurisht se është një nderë që na behët, por nuk do ta kemi nderin që në kryeqytetin tonë, ende nuk e ka gjetur rrugën të jetë edhe shtatorja e kryetrimit, krye heroit, më të merituarit për këtë liri, Adem Jashari.

Në sheshin me këtë emër në Prishtinë, ”shokët” e tij,(nëse vërtet i kishte shokë), nuk e bënë as më të voglën përpjekje, që shtatorja e krye heroit tone ta zbukuroj këtë shesh, edhe pse shumica e këtyre “shokëve”, mbanin postet më të larta shtetërore,por nuk e ndjenin përgjegjësin për këtë, duke menduar se ata vet janë Adem Jashara.

Për ironinë më të madhe, shumë nga këta “shokë”, pos ne datat e kremtave historike, dhe vendosin lule tek varret e heronjve në Prekaz, sa për të i parë dikush dhe incizuar televizionet,madje edhe japin deklarata, gjithë herë të njëjta e bajate, se ato Prekazin dhe sakrificen sublime të Adem Jasharit dhe jasharëve tjerë, do të kenë për herë frymëzim në rrugëtimin e tyre, por po del se kjo ishte dhe mbetët vetëm një demagogji e madhe e tyre.

Ata,pra “shokët”, nuk e vizitojnë edhe kullën e Jasharëve, sepse e kanë humbur fytyrën për ta vizituar e qëndruar në të, nga se ajo nuk duron të tillë. Edhe pa këta, kulla e Jasharëve është dhe do të mbetët e vizituar dhe e frekuentuar gjithnjë nga qytetarët e mbarë vendit dhe trojet shqiptare, të atyre që heroizmin e të renëve e kuptojnë si vlerë, e jo si mjet për të u pasuruar.

Nuk e kam as më të voglin dyshim, se një ditë shtatorja e krye heroit të Kosovës, Adem Jasharit do të vendosët edhe në kryeqytetin tonë, duke ia shtuar madhështin dhe krenarinë kryeqytetit dhe të gjithë qytetarëve,por sigurisht se jo nga “shokët” e ti, por nga ata që do të dinë të i vlerësojnë vlerat e lirisë dhe ndërtimit të shtetit që e deshi Adem Jashari dhe gjithë heronjtë dhe populli ynë.