Shoferi ndalon autobusin për të ngushëlluar vajzën që po qante

Teksa ishte në orar të punës, Andre Grandin, e ndaloi udhëtimin e tij nga Vera në Lidkoping në veri të Suedisë dhe i la pasagjerët të presin, teksa i ofroi ndihmë një vajzë 10-vjeçare që kishte ndaluar në anë të rrugës.

Loading...

Pasagjerët ndoqën gojëhapur teksa shoferi zbriti nga autobusi dhe iu afrua Emilia Behrendtz, e cila po qante. Më vonë u zbulua se ajo ishte mërzitur me fëmijët e tjerë.

Sipas burimeve, shoferi u ngjit përsëri në autobus pa thënë asnjë fjalë. Një nga pasagjeret, Emma Gustafsson bëri një foto dhe e shpërndau në rrjetin social Twitter.

Shoferi është bërë i famshëm, ndonëse ai e mohon të ketë bërë ndonjë akt të jashtëzakonshëm. Atij thjesht nuk i pëlqen t’i kalojë pranë njerëzve, pa i ndihmuar. Pavarësisht modestisë, Andre Grandin është shpallur hero në shtetin e tij dhe po merr lule nga të panjohur që e adhurojnë aktin e tij të mirësisë.