Shkurte Fejza i këndon vajzave që po bëhen nuse.

Shkurte Fejza është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore.

Ajo ka shumë vite në skenë, ndërsa numëron këngë dhe videoklipe të shumta, bashkëpunime të suksesshme me kolegë si dhe shumë albume personale.

Në projektin e ri muzikor të publikuar sot, Shkurte Fejza i këndon shkuarjes së vajzës nuse.

Për tekstin e emocionues këngës si dhe muzikën e saj është kujdesur Kolë Susaj kurse, orkestrimin e ka bërë Kujtim Shala, transmeton rtv21.tv.

Ndryshe, projekti i fundit i Shkurtes është “Nana përcjell vajzën”, që e solli në bashkëpunim me vajzën e saj, Gresa Behlulin.