Kënga “Mora fjalë” Shkurte Fejzen mund ta dërgoj në gjyq për shkak se kjo këngë nuk është e saj, por e këngëtarit Qazim Beka, shkruan Drenica Press.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Drenica Press vet këngëtari Qazim Beka: Ai thotë se në vitin 2001 këngëtarja më këkroi që unë t’ja huazoj këngën “Çou Adem” që Shkurte Fejza ta përfshinte në Albumin e saj, kështu unë në shenjë respekti pranova, por me një kusht që kjo këngë mos të transmetohet në televizione apo të përfshihet në cd dhe t’i bëhet kësaj këngë ndonjë videolip nga ana e saj, sepse një gjë e tillë do të më dëmtonte mua.

Por Shkurte Fejza, ia ndërroj emrin e këngës dhe i vuri emrin “Mora fjalë” pa më pyetur këngëtarin Qazim Beka, madje ajo shkoj në televizione përpara këngëtarit Qazim Beka me këtë këngë, duke filluar kështu dëmtimin ndaj Qazim Bekës.

Përveçse Shkurte Fejza theu marrëveshjen, ajo asnjëherë nuk e përmendi për gjithë këto vite se kjo këngë është marrë nga unë dhe është huazuar nga ana ime shton Qazim Beka.

Drenica Press ka kontaktuar edhe me kompzitorin dhe tekstshkruesin e kësaj kënge Naim Gjoshin, i cili për Drenica Press tha: Këngën “Çou Adem” apo më vonë siç njihet “Mora fjalë” e kam shkruar shkronjë për shkronjë dhe tingull për tingull unë Naim Gjoshi dhe se kjo këngë është punuar nga ana ime me kërkesën e këngëtarit Qazim Bekaj dhe jo për dikë tjetër. Kështu kjo këngë them me bindje të plotë se është e Qazim Bekës, madje Gjoshi shtoj se Shkurte Fejza në përpunimin e këngës ka bërë edhe disa ndryshime melodike si dhe në një pjesë të tekstit.

Qazim Beka, shton se nëse Shkurte Fejza nuk kërkon falje publike për shkeljen e marrëveshjes dhe dëmtimit të tij, duke ia përdorur këngën vazhdimisht dhe pa cekur asnjëherë si këngë e huazuar, ai do ta padit në gjyq për shkelje të drejtës autoriale, pasi Shkurte Fejza u tregua dinake, duke shkuar në televizione me këngën “Mora fjalë” ende pa u transmetuar kënga origjinale “Çou Adem e  këngëtarit Qazim Bekaj dhe duke e përdorur këtë këngë për 18 vite.

Qazim Beka thotë për Drenica Press se nuk synon të jetë përfitues i kësaj kënge, por të jetë në dijeni gjthë publiku se kjo këngë është e imja dhe se unë për gjithë këto vite jam dëmtuar nga këngëtarja Shkurte Fejza.

Më poshtë mund të dëgjoni versionin e parë të kënduar nga këngëtari Qazim Beka, ku refreni i kësaj këngë është “tash tre vjet” gjë që  tregon se kjo këngë është krijuar në vitin 2001, ndërsa Shkurte Fejza ka ndërhyrë dhe e ka përgjithësuar në aspektin kohor, ku në refrenin e saj është “tash sa vjet”. /DRENICA PRESS/