Shkruan UÇK në makina, Serbia i dënon me burg tre shqiptarë

Gjykata e Kundërvajtjes në Beograd dënoi me nga 55 ditë burg tre të rinj shqiptarë, pasi në natën ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në vendbanimin e Beogradit Mirijevo, shkruan simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë.

Bëhet fjalë për Iba Bajramaj (20), Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni, transmetojnë mediat serbe.

Sipas mediave serbe, ata lanë mbishkrimin “UÇK” në dhjetëra makina të mbuluara me borë të cilat ishin të parkuara në rrugën Koste Nadja, dhe se pas këtij veprimi qytetarët ishin frikësuar dhe kishin telefonuar menjëherë policinë.