A shkon Albin Kurti në Veri? Përgjigjet Sveçla

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka komentuar vizitën e Presidentin Hashim Thaci të shtunën në Liqenin e Ujmanit, në veri të vendit.

Loading...

Sveçla në emisionin Frontal të Televizionit 7 ka thënë se vizitën e të parit të shtetit në Ujman e sheh më shumë si vizitë private të Thaçit, i shoqëruar nga militantë të tij.

Ndërsa, i pyetur se kur do ta shohim liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, në veri të vendit, Sveçla ka thënë se partia e tij vizitojnë fshatrat shqiptare të pjesës veriore.

“Ne kemi mbajtur takime në fshatrat veriorë të banuar me shqiptarë gjatë përgatitjeve të protestës”, ka thënë Sveçla. /Express/