Shkencëtarët turq me një zbulim të ri

Gjeni që shkakton sëmundjen, që në Turqi është diagnostikuar vetëm tek 4 persona dhe që vihet re vetëm tek kocka e mishit të dhëmbëve, u zbulua nga shkencëtarët e Universitetit Hacettepe.
Sëmundja në fjalë që hyri në Sistemin Botëror të Sëmundjeve Gjenetike, (OMIM), duke u zbuluar nga shkencëtarët turq mori emrin “Intro Osesoz Vascular Malformation (VMOS)” në bazë të turqishtes që do të thotë “reformacioni i damarëve të brendshëm të kockës”.
Sipas informacionit të dhënë nga shkencëtarët, rritja e damarëve, zgjeron kockën dhe bëhet shkak për deformimin e nofullës dhe si rrjedhojë të fytyrës.
Kjo çon në shtypjen dhe presionin ndaj trurit duke vënë në rrezik jetën e njeriut./llapi.info/