Shkel rregullat e shpejtësisë, qytetari nga Drenasi “paguan” mbi 6 milionë euro gjobë

Një qytetar i Kosovës ka marrë një dënim trafiku për tejkalim të shpejtësisë.

Idriz Berisha nga Drenasi kishte shkuar për ta paguar këtë dënim, por kur ka marrë faturën e pagesë filiali për transferin e parave kishte lëshuar një gabim.

Loading...

Në vend të vlerës së saktë të dënimit, atij i figuron se ka paguar  një vlerë prej 6 milionë e 45 mijë e 246 euro.

Madje kjo ishte firmosur nga vet Berisha dhe punëtori i bankës në fjalë.