Problemet në Partinë Demokratike të Kosovës në Podujevë po vazhdojnë të bëhen çdo herë e më të pranishme.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se sot pesë nga gjashtë asamblistët e PDK-së në Komunën e Podujevës kanë shkarkuar kryetarin e Grupit Parlamentar, Rafet Llapashtica.

Sipas burimeve, Llapashtica është në krahun e vjetër dhe të rinjtë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj tij, duke e shkarkuar nga pozita që mbante.

 

“Fatmir Rudari Florete Zejnullahu Arber Blaku Endrita Murati Bashkim Syla”, këta janë asmblistët që kanë votuar për shkarkimin e Llapashticës.