Becky Carey kishte zgjedhur që fotografitë e saj të dasmës t’i realizonte Bonnie Turner.

Por Turner kishte marrë një telefonatë nga vajza, e cila kërkoi për ndryshim të datës së realizimit të fotografive.

E gjithë kjo pasi babai i saj kishte kancer të prostatës dhe sipas mjekëve në bazë të trajtimeve ai nuk do të mund të jetonte aq sa për të pritur dasmën e vajzës, transmeton Indeksonline.

“Matt dhe unë do të shqetësohemi për fotot tona më vonë. Sepse kjo duhet të ndodhë tani dhe jo me kalimin e kohës”, shkroi Becky.

Ajo kishte dëshiruar që në fotografi të kapte edhe vallëzimin e fundit me të dhe përqafimet e buzëqeshjet e tyre, kësisoj t’i kujtoj gjithmonë.

Padyshim se fotografi u pajtua dhe fotografitë janë aq mirë të realizuara sa përçojnë dhimbjen e dyshes tek të gjithë./Indeksonline/