Shitësi raporton në polici për 100 euro false

 

Një person ka raportuar në polici për një rast të parave të falsifikuara në Pejë

Ankuesi mashkull ka bërë të ditur se dje, derisa ishte në vendin e punës në një dyqan si shitës, nga një person i panjohur ka pranuar 100 euro false.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dëshmi është konfiskuar monedha për hetime të mëtejme.