Në qytetin e Shtimes dhe Istogut këtë të diele ka rënë shi dhe breshër i madh.

Këtë e kanë bërë të ditur qytetarët të cilët kanë dërguar fotografi.

Sipas qytetarëve, breshëri ka dëmtuar edhe kulturat bujqësore.

Madhësia e breshrit arriti deri në 5.5 cm, e kjo gjë është dëshmuar edhe përmes realizimit të një fotografie.

Ndërkaq, meteorologët kanë parashikuar se në ditët në vijim, do të ketë sërish reshje shiu./Telegrafi/