Me rastin e 20 vjetorit, gjegjësisht 21 vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Bedri Shala, në sheshin “Fehmi Lladrovci” është bërë përurimi i shtatoreve të tyre.

Manifestimi për zbulimin e shtatoreve të heronjve Rasim Kiçina e Bedri Shala është mbajtur nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi se bashku edhe me Komunën e Drenasit.

Në këtë event të zbulimit të shtatoreve merrnin pjesë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, familjar të heronjve të Rasim Kiçinës e Bedri Shalës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në krye me Hysni Gucati, familjar të dëshmorëve e martirëve dhe shumë qytetarë nga Kosova.

Të pranishmëve i është drejtuar me një fjalë rasti, Presidenti Hashim Thaçi, ku ndër të tjera theksoj; “Shtatorët e heronjve të Kosovës do të qëndrojnë në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’ pranë heronjve të kombit. Këta dy heronj përfaqësojnë figurat tipike të UÇK-së. Të dy i ka bashkuar lufta e drejtë e UÇK-së dhe ideali për bashkim kombëtar. Rasimi dhe Bedriu ishin sinonim i luftës për liri dhe çlirimit të Kosovës. Ende me plagët e luftës të cilat nuk janë shëruar, shteti i Serbisë ushtroi gjenocid dhe masakra anë e kënd Kosovës. Krimi dhe gjenocidi i Serbisë nuk është ndëshkuar, por nuk do të vjetrohet kurrë”, tha Thaçi.

Fjalë rasti kanë mbajtur kryetari Lladrovci, përfaqësuesi i OVL-së, Hysni Gucati, ne emër të dy familjeve të heronjve ka folur Xheladin Shala dhe një historik për jetën dhe veprën e Rasim Kiçinës e Bedri Shalës e ka paraqitur historiani Lulzim Nika.

Në fjalën e rastit, kryetari Lladrovci i është drejtuar të pranishmëve me këtë fjalim:

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T.Z. Hashim Thaci dhe në bashkë organizim me Komunën e Drenasit, në përvjetorin e 20-të, gjegjësisht 21-të, sot po inaugurojmë shtatoret e heronjve, Rasim Kiçina dhe Bedri Shala.

Rasim Kiçina ishte një nga veprimtarët ilegal nga rinia e hershme e tij, një ndër bashkëluftëtarët e parë në rrugën e çlirimit, një nga themeluesit e UÇK-së, pjesë e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Zonës Operative të Drenicës. Pra, ai ishte një nga djemtë më të devotshëm në shërbim të kombit shqiptar.

Rasimi kishte njohje e bashkëveprim me Komandantin legjendar Adem e Hamëz Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Ilaz Kodrën e Mujë Krasniqin, Bedri Shalën e Bekim Berishën, Abedin Rexhën e Ymer Alushani.
Heroi Rasim Kiçina, ishte veprimtar e bashkëluftëtar i legjendave të luftës tonë çlirimtare, duke hyrë edhe vet në këtë grup të legjendarëve të atdheut tonë, duke i dalë zot, me tërë qenien.

Tradita e rezistencës në familjen Shala të Gjergjicës, ishte e gjatë, për t’u ndalur te vëllai i tij, Shabani, nga i cili mori shkëndijat e para për rezistencë, për të qenë pastaj edhe mikpritës më 1 dhe 2 janar të vitit 1992, i luftëtarëve, bërthamës së parë të UÇK-së, Adem, Hamëz, Rifat e Sahit Jashari, Ilaz e Fadil Kodra e të tjerë, të cilët më 30 dhjetor të vitit 1991 pas një beteje me forcat serbe, kishin çarë rrethimin në Prekaz.

Me rastin e shpërthimit të luftës frontale në Drenicë, Epopesë së Jasharajve në Prekaz, Heroi Bedri Shala me disa bashkëveprimtarë, më 6 mars 1998 nga Holanda niset për në Shqipëri. Ndalet në Gllogjanin heroik, për të vijuar në pozicione të ndryshme, deri në rënien heroike me Bekim Berishën, Bashkim Lekun, Elton Zherkën e Përmet Vulën, në betejën e Junikut.

Shtatoret e heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala që po përurohen sot, janë nderim që i bëjmë të gjithë ne, qytetarët, institucionet e Republikës së Kosovës, miqtë dhe dashamirët, për jetën dhe veprën e tyre në shërbim të atdheut.

Zonja dhe zotërinj,

Sot përkujtojmë edhe 35 dëshmoret e Komunës së Drenasit të renë në majin e vitit 1998-99.

Ne ndjejmë detyrim të përjetshëm, për heronjtë, dëshmorët dhe invalidët e luftës sonë të shenjtë, sepse u sakrifikuan për lirinë e popullit të vet, andaj, në këtë liri që po e gëzojmë, ne me gjithë mundësitë, do të punojmë, që idealet e tyre të jetësohen.

Këto shtatore që po ngritën e do të ngritën në Drenas, po bëhen me ndihmën e donatorëve pa e shpenzuar asnjë cent të buxhetit të komunës apo të shtetit.

Me këtë rast dua t’i falënderoj përzemërsisht të gjithë donatorët që ndihmuan dhe nuk kursyen asgjë për ta bërë të mundur derdhjen në bronz të heronjve tanë duke i përjetësuar ata në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Në këtë shesh, do të finalizohet koncepti i përjetësimit, më 28 nëntor të këtij viti, në qendër të këtij sheshi, do të vendosen përjetësisht mes nesh, Baca Shaban, Hamza dhe Komandanti ynë legjendar, Adem Jashari.

I përjetshëm është kujtimi për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Rasim Rrahman Kiçina!

Lavdi jetës e veprës së heroit Bedri Veli Shala

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!Image may contain: 1 person, standing, sky and outdoor

Image may contain: 5 people, people standing, sky and outdoorImage may contain: one or more people, crowd, sky, cloud and outdoorImage may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: 3 people, people standing, wedding and outdoorImage may contain: 1 person, standing, cloud, sky and outdoorImage may contain: 7 people, people smiling, people standing, wedding, sky and outdoorImage may contain: 13 people, people standing, crowd and outdoor

No tags for this post.