Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli së fundi u komentua në rrjetet sociale shkaku i një shenje që ai e bën pothuajse kudo që ndodhet.

Në debatet televizive dhe tubimet, Veseli ka fotografi të shumta në të cilat shihet duke e bërë një shenjë ku dy gishta të dorës i mbanë lart, ndërsa tre të tjerë të bërë grusht, shkruan GazetaBlic.

Veseli nuk është i vetmi që përdor këtë shenjë, ka fotografi të shumta të publikuara kudo në internet ku mund të shohim se edhe politikanë tjerë, përfshirë edhe ata amerikan, e bëjnë po të njëjtën gjë. Disa prej tyre janë: Donald Trump, Hillary Clinton, Xhorxh Bush, Silvio Berlusconi, Barack Obama, Bill Clinton.

GazetaBlic ju sjellë më poshtë disa nga imazhet ku ata janë kapur duke bërë shenjën e njëjtë me të cilën është fotografuar edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Ka informacione të cilat thonë se kjo shenjë është një simbol nga Gjuha e Shenjave Amerikane që do të thotë ‘I Love You’.

Por, informacione të tjera tregojnë se kjo është shenjë e simbolizon djallin, më saktë është shenjë e grupit të quajtur “Iluminati” e e cila është përdorur shpesh në teoritë e konspiracionit për grupe të dyshuara që do kontrollojnë botën.

GazetaBlic /

No tags for this post.